Flota detare ruse do të marrë pjesë në manovrat e saj të para me aleancën ushtarake perëndimore NATO, një dekadë më pas, gjatë një stërvitje të pritur në Pakistan në shkurt.
Manovrat AMAN-2021 në brigjet e qytetit-port Karachi, në jug të Pakistanit, do të përfshijë më shumë se 30 vende me synimin e forcimit të bashkëpunimin ndërkombëtar kundër piraterisë.
Anëtarët e NATO-s, SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia, si edhe aleatja e ngushtë e Rusisë, Kina, janë midis vendeve që pritet të marrin pjesë.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, hera e fundit që marina ruse mori pjesë në manovra me anije luftarake të NATO-s ishte në vitin 2011, gjatë stërvitjes Monark Bold në brigjet e Spanjës.