Presidenca franceze ka emëruar për herë të parë një grua në krye të muzeut më të madh në botë. Lajmin e ka bërë të ditur Pallati Élize në Francë.
Laurence des Cars, pritet të zëvendësojë Jean-Luc Martinez, i cili drejton muzeun që nga viti 2013. 54-vjeçarja pritet ta marrë këtë detyrë nga 1 Shtatori.
Historiania e artit është vlerësuar për përpjekjet e saj në të kaluarën për të zgjeruar sallat e ekspozitave të muzeve pariziene.
Luvri është një nga muzetë më të vizituar në botë dhe shtëpia e veprave të shumta të njohura, përfshirë “Mona Lisa” me famë botërore.
Drejtoresha e parë grua pritet të jetë në krye të muzeut në një kohë mjaft të vështirë për muzeun.
Numri i vizitorëve ra ndjeshëm në 2020 për shkak të bllokimeve të njëpasnjëshme nga Covid-19. Vetëm dy vite pasi muzeu vendosi një rekord të të gjitha kohërave me më shumë se 10 milionë vizitorë përgjatë një viti.