Bota Pas 60 vitesh merr fund era Castro në Kubë: Raul dorëhiqet nga...

Pas 60 vitesh merr fund era Castro në Kubë: Raul dorëhiqet nga partia

Raul Castro ka dhënë dorëheqjen të premten si sekretar i parë i Partisë Komuniste të Kubës.

Një vendim që do të thotë se për herë të parë pas 6 dekadash, partia  që ka qeverisur ishullin prej vitit 1965, nuk drejtohet nga Raul Castro dhe vëllai i tij i ndjerë, Fidel.

Fidel Castro udhëhoqi revolucionin komunist që rrëzoi qeverinë kubane në 1959 dhe vëllai i tij i vogël Raul ishte një nga komandantët.

Lindur më 3 qershor 1931 dhe arsimuar në një shkollë jezuite në  Havana, Raul Castro vazhdoi studimet për ekonomi në universitetin e kryeqytetit, ku u bashkua me një grup rinor komunist.

Fidel dhe Raul Castro ne nje nga daljet e tyre te fundit

Në 1953, ai ndihmoi vëllain e tij të madh, Fidel, të planifikonte dhe ekzekutonte një sulm të dështuar në kazermat ushtarake Moncada në një përpjekje për të rrëzuar gjeneralin Fulgencio Batista.

Ai u dënua me 13 vjet burg për pjesëmarrjen në këtë sulm, por iu dha një amnisti në 1955 dhe shkoi në ekzil në Meksikë.

Atje, ai u miqësua me revolucionarin argjentinas Ernesto “Che” Guevara.