Juria e Utah vendosi të shpallë të pafajshme aktoren fituese të çmimit Oscar, Gwyneth Paltrow, duke e cilësuar atë jo fajtore për dëmtimet që i shkaktoi një mjeku në pension, gjatë përplasjes në pistën e skive në një resort në Park City, në vitin 2016.
Mjeku Terry Sanderson pësoi lëndime të shumta nga përplasja, si dëmtim të shikimit për disa vite, por edhe 4 brinjë të thyera e dëmtim traumatik të trurit. Në një gjyq civil, mjeku kërkoi një dëmshpërblim prej 300 mijë dollarësh nga aktorja 50-vjeçare.
Në përfundim të gjyqit, nga ku aktorja fitoi vetëm 1 dollar, në shenjë simbolike sipas saj, pasi kaq do të mjaftonte për të pastruar jo vetëm ndërgjegjen nga incidenti i 7 viteve më parë, por edhe për të pastruar imazhin e saj publik, Paltrow iu afrua mjekut në sallën e gjyqit, për t’i pëshpëritur diçka në konfidencë dhe ai dëgjohet në fund të thotë: “Faleminderit”.
Gjyqi i aktores ishte publik, pasi u transmetua deri në fund live në televizionet amerikane, me dëshirën e kësaj të fundit.