Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në vendin tonë.
Pas aksidentit tragjik pasditen e së dielës në zonën e Astirit, në Tiranë, një tjetër aksident fatal ka ndodhur në mbrëmje, në afërsi të zonës së quajtur “Kthesa e Ariut”, në Kulle (Sukth).
Sipas të dhënave të deritanishme, viktimë ka mbetur drejtuesi i një motoçiklete, i cili është përplasur nga një automjet.
Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.