Këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, Ava Max, është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti në Los Anxhelos të martën në mbrëmje.
Incidenti i kapur në kamera është publikuar nga mediat lokale ne LA, ku shihet një djalë që e godet Avën edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur. Ata e largojnë të djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.
Ava Max gets injured on stage after a fan “slapped” her. pic.twitter.com/BLVbXAhawE
— Pop Crave (@PopCrave) June 21, 2023
“Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”, tha në një reagim këngëtarja me origjinë nga Saranda.
He slapped me so hard that he scratched the inside of my eye. He’s never coming to a show again 😡😡thank you to the fans for being spectacular tonight in LA though!!❤️
— AVA MAX (@AvaMax) June 21, 2023
Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, lindi në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara në vitin 1994, nga dy prindër shqiptarë. Deri më sot ajo ka publikuar dy albume muzikorë.
Incidenti ndodhi pak ditë pasi një tjetër këngëtare shqiptare, Bebe Rexha, u sulmua gjatë një koncerti të saj në Nju-Jork, ku u godit me telefon në skenë teksa po këndonte dhe po bënte simbolin e shqiponjës. Autori i sulmit u arrestua dhe tha se e kishte kryer veprimin thjesht për shaka, për të parë nëse do të mund ta godiste këngëtaren, apo jo.