Extra Pas daljes nga “BBV3”, reagon për herë të parë Jul Deda: Ndonjëherë...

Pas daljes nga “BBV3”, reagon për herë të parë Jul Deda: Ndonjëherë më ka rrëshqitur këmba…

Aktori Julian Deda ka reaguar për herë të parë përfundimit të “Big Brother VIP3”.

Finalisti, i cili u përball kokë më kokë me Eglën, falënderoi të gjithë mbështetësit për mbështetjen gjatë rrugëtimit të tij.

Deda bëri një sqarim edhe në lidhje me lojën e tij brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Përshëndetje zemrat e mia! Përshëndetje të gjithëve! Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysëm të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.

Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.

Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund”, tha Juli në postimin e tij në Instagram.