Disa deklarata të Luizit kanë ngjallur dyshime në rrjet dhe lidhen me jetën e tij personale jashtë “Big Brother Vip.” Në biseda me banirët, këngëtari ka thënë se Instagrami i tij menaxhohet nga një mikeshë me emrin Jurgena. Dhe së fundmi, deklaroi se ish-e dashura e tij e fundit e ka pasur emrin Gena (edhe pse qeshi, për të treguar sikur po bën shaka). Megjithatë, këto përgjigje të Luizit bënë që të ngriheshin disa pikëpyetje nëse Jurgena dhe Gena janë i njëjti njeri.
Për të folur rreth kësaj, ishin të ftuar sot në “Big Brother Fans Club” dy miqtë e tij të ngushtë Joni dhe Mario.
Joni tha se Jurgena është mikesha e tij, të cilën e ka takuar një herë në fillim por më pas nuk janë takuar më. Ndërsa ish-të dashurën e Luizit tha se nuk e njeh.
“Jurgena është shoqja e Luizit, që menaxhon Instagramin e Luizit. E kam takuar në fillim, por tani nuk e kam takuar më. Gena, ish e dashura, nuk e di kush është”, tha ai.
Mirëpo, është vënë re se Jurgena nuk i ndjek dy miqtë e tij në Instagramin e Luizit. Pse?
“Nuk e di pse nuk na ndjek. Ndoshta nuk kemi të njëjtat mendime për menaxhimin e Instagramit”, tha Joni.