Pas çerdheve dhe kopshteve, bashkia Tiranë do të dezinfektojë dhe autobusët.
Kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në Twitter shkruan: “Nis dezinfektimi i autobuzëve! Por kini parasysh, kalon nga njeriu te njeriu, jo aq shumë nga autobusi të njeriu! Ndaj idealisht udhëtimi me biçikletë apo ecja në këmbë është akoma më e shëndetshme si në rast virozash, ashtu dhe në ditët normale!“
Më herët kryebashkiaku Veliaj sqaroi se këto ditë bashkia do të bëjë dhe dezinfektimin e gjithë kopshteve dhe çerdheve në Tiranë, që të jenë gati për rihapjen pas dy javëve.
Sot në mëngjes, qeveria mori disa masa si ndalimin e fluturimeve e mbylljen e shkollave për përballimin e krizës së koronavirusit.