Që pas përfundimit të Big Brother-it, Donald Veshaj nuk tha më asgjë në lidhje me raportet e tij. Asgjë për ndarjen nga Beatrix menjëherë pas daljes nga shtëpia dhe aq më pak për Borën, me të cilën gjërat shkuan siç e dimë të gjithë.
Sot, muaj pas përfundimit të spektaklit, Donaldi zgjedh të reagojë përmes një Instastory, në të cilën mes të tjerash thotë se është i penduar. I penduar për çfarë?
“Gjatë muajve të kaluar kam ndarë para syve tuaj një pjesë të vetes time: kam qeshur, kam qarë, kam fituar diku dhe kam gabuar. Nuk kam folur që nga përfundimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë për të treguar e tregova aty me të mirat dhe të këqija e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty; një humbje të cilën po mundohem ta rifitoj që nga momenti që dola dhe këtu nuk po flas për çmimin e madh.” – shkruan ai dhe me siguri tani po mendoni cilës prej të dyjave Donaldi i referohet si humbje.
Ndoshta paragrafi më poshtë ju qartëson paksa mendimet.
“Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe aty e kanë merituar dhe kam mbyllur porta që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora (akulli) të shkrihet!”, vazhdon ai duke i kërkuar ndjekësve të respektojnë jetën e privatësinë e tij.
Ndonëse Donaldi ka vendosur një emoji në vend të (B)borës, duket se humbja për të cilën flet i penduar lidhet me emrin e saj.