Sport Pas operacionit në kokë, mjekët të befasuar nga rikuperimi i shpejtë i...

Pas operacionit në kokë, mjekët të befasuar nga rikuperimi i shpejtë i Maradonës

Një kampion në fushë, por edhe tashmë që po përjeton ditët më të vështira të jetës, pas ndërhyrjes kirurgjikale në kokë, për të hequr një mpiksje gjaku.

Mjekët që e operuan dhe po kujdesen për gjendjen shëndetësore të Diego Armando Maradonës, janë të befasuar nga rikuperimi i shpejtë i legjendës argjentinase. Kirurgëve iu nevojitën 80 minuta në sallën e operacionit për t’i hequr mpiksjen, ndërsa mjeku personal i 60-vjeçarit, Leopoldo Luque dha lajme pozitive.

“Diego është në humor të shkëlqyeshëm. Jemi të befasuar nga ritmet e shpejta të shërimit”, ishin fjalët entuziazmuese për Pibe de Oro. Edhe pse kërkoi kujdes për vetë momentin delikat të periudhës post-operimit, doktor Luque shpjegoi se Maradona nuk ka komplikacione neurologjike.

Deklaratat u shoqëruan me duartrokitje dhe thirrje entuziazmi nga tifozët e Maradonës, të cilët qëndronin jashtë spitalit në pritje të lajmeve rreth ishullit të tyre. Ylli i Argjentinës kampione të botës në vitin 1986 ka vuajtur nga problemet shëndetësore në të kaluarën.

“Pibe de Oro” i ka mbijetuar dy infarkteve në zemër, ka vuajtur nga hepatiti dhe i është nënshtruar një bypass-i gastrit. Për këtë arsye, Maradona bën pjesë në kategorinë e personave të rrezikuar nga koronavirusi, që ka goditur rëndë Argjentinën.