Ministri gjerman i Shëndetësisë i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të përshpejtojë rishikimin e saj të menaxhimit të pandemisë së Covid-19, që është një shenjë se Europa po merr një qëndrim më të rreptë ndaj këtij organi të Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters.
Gjermania aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, dhe deri më tani ka pasur një qëndrim mbrojtës ndaj OBSH, e cila është nën kritika të ashpra nga Uashingtoni, i cili po njofton tërheqjen e saj nga organizata për shkak të lëshimeve në Kinë.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo akuzoi liderin e OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesusu në maj për “mungesë pavarësie”, sepse ai vendosi të mos e ftojë Tajvanin në asamblenë vjetore, e cila, sipas Pompeos, është rezultat i presionit nga Kina.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë më parë se SHBA paguan afro 450 milion dollarë në vit tek OBSH, ndërsa Kina paguan vetëm 40 milion dollarë.
“Një nga idetë ishte të ulim 450 në 40, por disa njerëz mendojnë se është shumë”. tha Trump.
“Mos e politizoni virusin. Nuk ka nevojë të përdorni COVID-19 për të mbledhur pikë politike”, tha Tedros, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me akuzat e bëra nga Trump kundër OBSH.
“Ju keni shumë mënyra të tjera për të provuar veten”, shtoi ai, duke bërë thirrje për “shmangien e lojës me zjarr”.
“Ju lutemi karantizoni politizimin e COVID 19”, tha Tedros.
Tani duket se edhe Berlini po shkakton dyshime.
“Kur vjen puna për të rivlerësuar punën e OBSH-së gjatë krizës, unë pata mundësinë të flisja me Drejtorin Tedros Adhan Ghebreyesus në Paris të martën, siç bëra dy javë më parë në Gjenevë. Në të dy bisedat, unë e inkurajova shumë qartë atë që të fillojë një komision të pavarur ekspertësh dhe të shpejtojë fillimin e punës së tyre,” tha Jens Spahn.
Bordi i Pavarur
OBSH njoftoi javën e kaluar se do të nisë një komitet të pavarur për të vlerësuar menaxhimin e pandemisë dhe përgjigjen e saj ndaj virusit të koronës.
Tedros tha se komiteti do t’ia paraqiste raportin e tij të parë ministrave të shëndetësisë në nëntor, me një përfundimtar gati në maj të vitit të ardhshëm.
Spahn theksoi se raporti është i rëndësishëm tani, ndërsa pandemia ende po shkatërron botën, sepse “përfundimet tashmë mund të nxirren”.
Kjo mund të çojë në veprim të shpejtë mbi qeverisjen dhe përmirësimin e “bashkëpunimit midis niveleve politike dhe shkencore” të organizatës, shtoi Spahn.
Vendet europiane theksuan se auditimi duhet të shoqërohet me një ristrukturim të organizatës, e cila tashmë është diskutuar brenda vetë KB, si dhe në G7.