Extra Pas sherrit të dikurshëm, Einxhel flet për Kejvinën dhe situatën e saj...

Pas sherrit të dikurshëm, Einxhel flet për Kejvinën dhe situatën e saj në Big Brother VIP

Einxhel Shkira i ka lënë pas hatërmbetjet e së kaluarës dhe për Kejvinën, uron vetëm që të jetë mirë. E ftuar në “Zemër Luana”, moderatorja u pyet se çfarë kishte për të thënë për Kejvinën pas situatës së fundit, duke nënkuptuar pjesëmarrjen e Kejvinës në “Big Brother VIP Albania” e gjithë çfarë pasoi më pas.

“Uroj të jetë mirë dhe ta ketë kaluar këtë momentin e vështirë së fundmi. Jemi njerëz dhe bëjmë gabime dhe në rritje mësojmë nga gabimet tona e përmirësohemi. Kështu që uroj të jetë ky rasti,” tha Einxhel.

Në tetor të vitit 2019, Einxhel, Kejvina dhe Oriola Marashi u përfshinë në një konflikt fizik. U tha se shkak për sherrin ishin disa komente ironike të Einxhelit për fitoren e ish-velinës së “Xing me Ermalin” në një puntatë të “Dance with me”.

Einxheli mohoi të jetë e vërtetë: “Nuk ka lidhje”, tha ajo asokohe. “Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare.”

E ftuar te “Rudina”, Einxhel u shpreh: “Dua vetëm të them një gjë. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, gjithmonë jam përpjekur që të eci krahë për krahë […] Çfarëdo që të ketë ndodhur, unë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje apo dua t’i bëj keq. Do më dhimbseshin nëse do të vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre që të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq.”