Politika Pas Shkodrës, zbulohet edhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Lushnjës

Pas Shkodrës, zbulohet edhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Lushnjës

Indrit Sefa

Pas Xhemal Bushatit në Shkodër, Indrit Sefa është propozuar nga anëtarësia e degës së PD në Lushnjë për të kandiduar për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Indrit Sefa mban edhe postin e sekretarit për çështjet ligjore e zgjedhore në Partinë Demokratike.

Një ditë më parë, edhe PS zyrtarizoi kandidaten e saj për kryetar të kësaj bashkie. Ajo është Eriselda Sefa. Kandidatura e Sefës sipas PS, mori mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera. Aktualisht Eriselda Sefa mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë  bashki, pas arrestimit të Fatos Tushes.

Kandidati nga Komisioni i Rithemelimit për Bashkinë e Lushnjës do të jetë Elton Bano.