Politika Pas Yuri Kim, një tjetër zyrtar i lartë amerikan përfundon misionin në...

Pas Yuri Kim, një tjetër zyrtar i lartë amerikan përfundon misionin në Shqipëri

Pas largimit të ambasadores Yuri Kim nga Shqipëria, një tjetër zyrtar i lartë i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë ka përfunduar misionin e tij në Shqipëri.

Ekipi i ambasadës ka njoftuar largimin e Zëvendës Shefit të Misionit, Demian Smith, i cili shërbeu në Shqipëri për një periudhë rreth 2-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ekipi i Ambasadës ka ndarë pamjet nga festa e largimit të Demain i cili pritet të marrë një tjetër post në Washington.

Më herët edhe ambasadorja Yuri Kim përfundoi misionin e saj në Shqipëri. Ajo mori postin e zëvendësndihmëssekretares për Çështjet Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Stafi i Ambasadës Amerikane i dha lamtumirën këtë javë Zëvendës Shefit të Misionit/I Ngarkuari me Punë Demian Smith pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri. Ekipi i Ambasadës u mblodh për t’i uruar më të mirat Demian dhe familjes së tij ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës. Punonjësit falënderuan Demian për udhëheqjen e tij, mbrojtjen e fortë dhe dhembshurinë që ai tregoi ndaj të gjithëve në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Do të na mungojë ngrohtësia, qëndrimi pozitiv dhe mbi të gjitha kostumi i Yjeve dhe Vijave në 4 Korrik! Gjithë të mirat zoti Smith”, njoftoi ambasada amerikane për largimin e Demian Smith.