Vaksina kundër koronavirusit vijon të aplikohet në shumë vende të botës dhe të shumtë janë ata që kanë ngritur pyetje se: a po na çon kjo situatë drejt nomalitetit? Por kjo pyetje nuk ka një përgjigje të vetme. Qeveritë po diskutojnë nëse sektorët si turizmi, mund të hapen sërish për njerëzit që janë pjesërisht apo plotësisht të mbrojtur nga virusi. Disa po fillojnë skemat e njohura si pasaportat e vaksinimit për të verifikuar se kush është imunizuar.
Në Izrael, vendi i parë në botë, i cili ka vaksinuar gati gjysmën e popullsisë, një plan i tillë është në proces. Arsyeja e dytë për t’u vaksinuar është se tani po fillojmë me planin e “pasaportës së gjelbër”.
Kushdo që është vaksinuar do të jetë në gjendje të shijojë teatrin, kinematë, ngjarjet sportive, fluturimet jashtë vendit, restorantet. Edhe në Danimarkë po bëhet një përpjekje për të lejuar udhëtimet e brendshme për të ndihmuar ekonominë pas gati një vit kufizime.
Në Angli, ministri për vaksinat, Sacha Lord, ka thënë se nuk do të ketë program të pasaportave duke kërkuar një qasje të drejtë.
“Ne nuk do t’i detyrojmë njerëzit të kenë pasaporta të vaksinave, por duhet të jetë një zgjedhje e tyre, përndryshe duhet të gjejmë zgjidhje të tjera. Alternativë në këtë rast mund të jetë një test i shpejtë.”
Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se vaksina nuk është një garanci e sigurisë, vaksina ka treguar efikasitet në parandalimin e sëmundjes, por nuk ka siguri për ndalimin e përhapjes. Po ashtu, variantet e reja si ai i Afrikës së Jugut mund të jenë rezistent ndaj vaksinës. Kjo do të thotë se vaksinat duhet të evulojnë ashtu si edhe rregullat se cilat vaksina sigurojnë mbrojtje adekuate dhe për sa kohë.
Nga ana tjetër, pasaportat e vaksinimit kanë nxitur edhe më tej pabarazinë për procesin e vaksinimit pasi vendet e varfra kanë mbetur pas. Në pikat kufitare, një alternativë tjetër po shihet edhe ajo e digjitalizimit të kartës së imunizimit.