Kryesore Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024: SHBA zbret në...

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024: SHBA zbret në vendin e tetë, ja si renditen Shqipëria dhe Kosova

Pasaporta e Singaporit është renditur si më e fuqishmja në botë për vitin 2024 deri tani, pasi me të mund të udhëtosh në 195 vende të botës pa vizë.

Për 19 vite rreth, Indeksi i Pasaportave “Henley”, i krijuar nga kompania britanike “Henley & Partners”, duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Renditjen e pasojnë pasaportat e Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, që ndajnë vendin e dytë, me të cilat qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 192 destinacione.

Në vend të tretë renditen pasaportat e Koresë së Jugut, Suedisë, Finlandës, Austrisë, Irlandës, Luksemburgut dhe Holandës, me të cilat mund të udhëtohet në 191 shtete.

Nuk ndalet ndërkohë rënia e pasaportës amerikane.

Shtetet e Bashkuara, që deri në vitin 2014 kryesonin këtë renditje së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, tani pas një dekade kanë rënë poshtë. Këtë vit SHBA renditet në vend të tetë, pasi pasaporta amerikane të lejon të udhëtosh pa viza në 186 shtete.

Rritjen më të madhe këtë vit e kanë arritur Emiratet e Bashkuara Arabe që hyn për herë të parë në top 10 pasaportat më të fuqishme. Me pasaportën e Emiratet e Bashkuara Arabe mund të lëvizësh pa në 185 shtete, ndërkohë që një vit renditej në vendin e 62 dhe këtë vit ka kapërcyer plot 53 vende duke u renditur në vend të nëntë.

Shqipëria renditet në vend të 43-të në këtë indeks. Pasaporta jonë të mundëson të udhëtosh pa viza në 123 shtete. Ndërsa Kosova renditet 20 vende më poshtë, në të 63-tin, me pasaportën e saj të vlefshme për të udhëtuar pa viza në 79 destinacione.

10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

1- Singapor (195 vende)

2- Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Spanjë (192)

3- Austri, Finlandë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Kore e Jugut, Suedi (191)

4- Belgjikë, Danimarkë, Zelandë e Re, Norvegji, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar (190)

5- Australi, Portugali (189)

6- Greqi, Poloni (188)

7- Kanada, Çeki, Hungari, Maltë (187)

8- SHBA (186)

9- Estoni, Lituani, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)

10- Islandë, Letoni, Sllovaki, Slloveni (184)