Një bos droge meksikan, që konsiderohet si pasardhësi i El Chapo-s, e ka çuar dhunën në vend në nivele ekstreme.
Nemesio Cervantes me nofkën El Mencho thuhet se ka urdhëruar vrasjen e femrave shtatzënë dhe fëmijëve.
Zyrtarët meksikanë kanë vënë alarmin se sulmet ndaj femrave janë “në nivele pandemike”.
Agjenti i DEA-s, Kyle Mori, duke folur për kartelin që drejtohet nga El Mencho në një intervistë për “Univision”, tha: “Janë shumë të dhunshëm. Presin koka, shkrijnë trupa në acid, bëjnë ekzekutime në publik, vrasin femra dhe fëmijë. Çdo ditë bëjnë diçka. Edhe El Chapo ishte i dhunshëm, por El Mencho e ka ngritur stekën”.
Aktualisht, ai që quhet El Mencho është në vendin e parë të listës së personave më të kërkuar në SHBA.
Muajin e kaluar, 44 njerëz të zhdukur, shumica e të cilëve ishin femra, u gjetën të vdekur në një pus në Jalisco.