Janë zbardhur detajet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një 71 vjeçar ka tentuar të përdhunojë vajzën e mitur. Një banore e fshatit ka shpëtuar 8-vjeçaren nga duart e maniakut. Ajo ka deklaruar në polici, se rreth orës 13:30 pa nga larg një skenë të sikletshme.
I moshuari, Pëllumb Lamçe, ka shkuar te këndi i lojërave në shkollën e fshatit dhe ka marrë me vete edhe vajzën e vogël.
“Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysëm të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë, por ka pësuar traumë nga ngjarja”, u shpreh banorja.
71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen.
Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse i moshuari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera të miturën, pasi banorë të tjerë pretendojnë se ai i ka ofruar dhe lekë.