Një ditë pasi iu sekuestrua makina, Saimir Taullahu, i shoqëruar nga avokati i tij Detar Hysi, ka dorëzuar këtë të diel dokumentacionin e pasurisë pranë zyrave të njësisë speciale të policisë OFL-së.
Dy ditë më parë, Operacioni “Forca e Ligjit” i dorëzoi Saimir Taullahu formularin e posaçëm për të deklaruar burimin e pasurisë.
Sipas Policisë së Shtetit, Taullahu është i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Përveç akuzave për trafik të lëndëve narkotike, Taullahu konsiderohet edhe si rival i bandës së Aldo Bares.
Kjo bandë ka ekzekutuar vëllain e tij, Baki Taullahun vite më parë në qytetin e Lushnjes.