Një djalosh gjeni, vetëm 6-vjeçar, kohë më parë mahniti internetin me njohuritë e tij për aeroplanët.
Pasi mençuria e tij (dhe ëmbëlsia) u bënë virale, kompania e njohur e fluturimit Etihad e ftoi atë që të bëhej pilot për një ditë.
Piloti kryesor e ftoi djaloshin me emrin Adam në kabinën e fluturimit ku gjeniu e provoi ndjenjën e drejtimit të aeroplanit.
“Çfarë do të pilotosh sot”?
“Një Airbus A318”, përgjigjet kapiteni i vogël.
I gjithë ekuipazhi duken të mahnitur nga aftësitë e 6-vjeçarit të çertifikuar me IQ mbi mesatare, i cili duket mjaft premtues.
Kështu, Adam u në pilot i Etihad për një ditë dhe pati mundësinë të fluturojë në aeroplanin e tij të preferuar në Akademinë e Trajnimit në Abu Dhabi. Përvoja në kabinën e pilotit ishte e jashtëzakonshme për Adamin dhe kjo shihet nga reagimi i tij.
Njohuria mbi aeroplanët dhe pasioni për të pilotuar e bënë atë të njohur gati ndërkombëtarisht. Dhe kur kujtojmë se Etihad është një nga kompanitë më prestigjioze të fluturimit në botë, bindemi se Adam qenka mjaft me fat.