Ditën e djeshme në media u raportua se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kishin prishur raportet e tyre që u duk se u përmirësuan pas “Big Brother VIP”.
“Panorama Plus” shkruante se marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka vijuar edhe në sheshxhirim dhe se ata janë shfaqur shpeshherë nervozë ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve.
Po e njëjta media shkruante se dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpeshherë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.
Në një video live që realizoi në Instagram, Luizi u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Oltën. Pa u ndalur shumë në detaje ai tha se me Oltën nuk ka pasur ndonjëherë marrëdhënie të mira.
“Pse kur kam qenë ndonjëherë i rregulluar me Oltën unë, që u dashka të zihem tani?”, tha shkurt ai, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur debate.