Ekonomi Pasiguritë nga pandemia/ Çmimi i arit arrin rekorde në bursa, në Shqipëri...

Pasiguritë nga pandemia/ Çmimi i arit arrin rekorde në bursa, në Shqipëri pak interes

Pasiguritë e krijuara në tregjet financiare nga kriza që po shkakton në shumicën e ekonomive pandemia e Covid-19, ka rikthyer në treg interesin për arin.

Çmimi i floririt në bursa ka arritur një rekord historik, duke kërcyer edhe mbi vlerën që kuotohej ari në krizën financiare globale të 2009-s.

Vlera e një kilogrami ar në bursa sot tregtohet me 65 mijë Dollarë, nga 40 mijë Dollarë që është çmimi mesatar historik, dhe mbi nivelin e 57 mijë Dollarë për kilogram që arriti kulmin në 2009-n.

Brunilda Isaj, konsulente financiare, thotë për Tv Klan se gjatë kohëve të krizave, investitorët kërkojnë për një portofol të sigurtë dhe rezistent.

Shumë institucione financiare ofrojnë këtë mënyrë investimi për konsumatorët vitet e fundit edhe në Shqipëri.

Pavarësisht situatës në tregjet globale, interesi në vendin tonë për blerjen e metaleve të çmuara është më i ulët. Në 7 muajt e parë të këtij viti janë importuar  2,765 kilogram metale të këtij lloji, nga  12,697 kilogramë të blera në të njëjtën periudhë të një viti më parë.