Presidenti Ilir Meta ka treguar, jashtë kornizës zyrtare, se është i apasionuar pas sporteve.
Përveç peshëngritjes, sport në të cilin ka milituar kur ka qenë i ri dhe futbollit, Meta ka treguar mëngjesin e sotëm se një ndër pasionet e tjera sportive të tij është dhe peshkimi.
Në një foto të postuar në rrjetin e tij social, Kreu i Shtetit shfaqet përkrah aktorit të humorit Bes Kallaku, ndërsa peshkon.
“Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë”, shkruan me humor Ilir Meta në Facebook.