Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 18 urdhër-arreste për disa persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal. Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe punonjës policie, të dyshuar për kontrabandë, pastrim të sendeve të përdorura për veprimtari kriminale.
Gjithashtu është ndaluar edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e që aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Të arrestuarit me urdhër të SPAK akuzohen për: “pastrim parash”, “ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, “kontrabandë me mallra të tjera”, “mos deklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje veprash nga organizata kriminale”.
Grupi trafikonte sende me vlerë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Francë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.