Finalizohet në Lezhë operacioni “Luksi“, për vendosjen e sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë sekuestruar 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera luksoze, të cilat rezultojnë që të jenë në pronësi të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale ”
Bazuar në vendimin e datës 10 korrik 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.