Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sekuestros preventive për dy persona, të akuzuar për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në sekuestro, kanë përfunduar dy apartamente në lagjen 1 Maji në Vlorë, si edhe disa llogari bankare, me rreth 28 milionë lekë plus 25 mijë euro.
Mësohet se një prej personave ndaj të cilës është dhënë vendimi i sekuestros, Xhevahire Biraçi dhe djali i saj Olti Biraçi, kanë një lokal në qytetin e Vlorës, ku dyshohet se ushtrohet prostitucion.
Pasuritë e vendosura nën sekuestro preventive
* Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
* Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
* Pasuri e luajtshme, llogari bankare me gjendje 2.365,306.44 lekë; llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B.
* Pasuri e luajtshme, llogari bankare, në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B.
* Pasuri e luajtshme, llogari bankare, në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të shtetases Xh. B.
* Pasuri e luajtshme, llogari bankare, me balancë 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B.