Për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kryegjyqtari i Kurbinit Alfred Gjoni nuk justifikon pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.
Alfred Gjoni i është nënshtruar vettingut vetëm për kriteret e pasurisë dhe profesionalizmit për të cilat kishte mangësi të theksuara, konstatuar nga trupa gjykuese.
Përsa i përket pasurisë, kryetari i Gjykatës së Kurbinit nuk justifikon të ardhurat për blerjen dhe mobilimin e një apartamenti 60 metër kartrorë që ka kushtuar 19 milion lekë të vjetra.
Po ashtu ai nuk justifikon të ardhurat me të cilat ka blerë një apartament tjetër 47 metër katrorë me kosto 6 milion lekë të vjetra,.
Gjyqtari nuk justifikon dhe një shumë cash prej 5 milion lekësh të cilat i ka dhënë hua përmes një banke tek një person tjetër.
Sa i përket kriterit profesional, KPK vëren se në çështjet e shqyrtuara nga Alfred Gjobni ka zvarritje të çështjeve në kohë të pajustifikuara që shkojnë deri në katër vite.
Vetë gjyqtari i përfaqësuar nga avokati Ardian Visha pretendoi se shtëpinë e ka blerë nga të ardhurat nga paga e tij dhe për këtë paraqiti dokumebnta të kontratës me shitësin.
Përsa i përket huasë së dhënë prej 5 milion lekësh, Alfred Gjoni pretendon se banka e ka bërë këtë transaksion pa dijeninë dhe aprovimin e tij dhe për këtë ka hapur një padi civile.
Zvarritjen e çështjeve, Gjoni e justifikoi me volumin e madh të punës dhe me faktin se i është dashur të gjykojë çështje në shumë rrethe të tjera që i ka ngarkuar KLD.
Seanca e vendimit për kryegjyqtarin e Kurbinit do të jetë ditën e hënë, 14 janar.