Në bisedën sot në studion e News24 në emisionin “Kjo javë”, ish-deputeti i PD dhe kritiku i Lulzim Bashës, Astrit Patozi nuk e ka kursyer ironinë për deputeten e re Grida Duma.
Ndonëse tha se nuk dëshiron ta komentojë, nuk mungoi etiketimit ‘koleg i zotit Berisha’, një term me të cilin vetë zonja Duma i është drejtuar ish-kryeministrit në një nga mbledhjet e PD-së.
“S’më shkon shumë që të kem koment për yjet në ngjitje të listës Basha aq më tepër që këta janë kolegë të zotit Berisha.
Unë uroj që kjo të mos jetë një paradhënie e saja që mendon zoti Basha. Në rast se zoti Basha mendon kështu do jetë shumë keq për atë vetë”, tha Patozi.