Varësia e njerëzve nga telefonat inteligjentë dhe teknologjia moderne mund të çojë në shfaqjen e Anti-Krishtit, paralajmëroi udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse.
Por përdoruesit e mediave sociale në Rusi në përgjithësi janë përgjigjur me një ndjenjë humori dhe skepticizmi, me disa që akuzojnë Kishën për “shërbim të regjimit”.
Duke folur për televizionin shtetëror rus, Patriarku Kirill tha se përdoruesit e smartfonëve duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e “rrjetit në botë”, sepse ai përfaqëson “një mundësi për të fituar kontrollin global mbi njerëzimin”, raporton BBC.
“Anti-Krishti është personi që do të jetë në pararojë të rrjetit botëror, duke kontrolluar tërë njerëzimin”, tha ai.
“Sa herë që përdorni pajisjen tuaj, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, nëse faqja juaj është e aktive apo jo, dikush mund të gjejë se ku jeni, për çfarë jeni interesuar me të vërtetë dhe nga ajo që keni frikë saktësisht”, tha patriarku Kiril.
“Nëse jo sot, atëherë nesër mund të ketë metoda dhe teknologji që jo vetëm që do të lejojnë qasjen në të gjitha informacionet, por gjithashtu do të lejojnë përdorimin e këtij informacioni.
Mund ta imagjinoni se cila forcë do të përqendrohet në duart e atyre që fitojnë njohuri për atë që po ndodh në botë?
Një kontroll i tillë nga një vend parathotë ardhjen e Anti-Krishtit“.
Patriarku Kiril tha se Kisha e tij nuk ishte kundër “përparimit teknologjik”, por kundër “zhvillimit të një sistemi që synon të kontrollojë identitetin e një personi”.