Paul Scholes është mjaft i ashpër me ish-klubin e tij, Manchester United, duke vënë në pikëpyetje punën që po bën Ralf Rangnick. Sipas tij, kriza vjen për shkak të atmosferës së zymtë në dhomat e zhveshjes.
“Është një katastrofë e vërtetë. Dhoma e zhveshjes ka një atmosferë helmuese. Duket se njerëzit duan të largohen në vend që të luajnë në këtë klub. Manchester United është ekipi më i madh në botë dhe duhet të ketë më të mirët në rolet më të rëndësishme dhe më i rëndësishmi është ai i trajnerit”, – deklaroi Scholes për “Daily Mail”.
“Kemi marrë një njeri që vlerësohet në të gjithë Evropën, por nuk ka qenë fort i suksesshëm si trajner. Ata i kanë kërkuar që të vijë dhe të drejtojë klubin më të madh në botë. Është diçka që nuk mund ta kuptoj. United duhet të ketë në dispozicion trajnerin më të mire, por nuk e ka,” – theksoi më tej Scholes.
Legjenda e “Djajve të Kuq” kritikoi klubin me zgjedhjen e parë, duke kujtuar se ishin të gjitha mundësitë për të marrë Conten.
“Trajneri i Manchester United duhet të jetë një nga pesë më të mirë në botë. Tuchel, Klopp, Guardiola…, nuk ishte e mundur të merrej një prej tyre, po Antonio Conte? Momenti dukej ideal. Ne kemi parë se çfarë ka bërë ai tek Tottenhami me një ekip që nuk është në nivelet e Manchester United. Mendoj që humbën një mundësi, por mund të tentohet edhe Pochettino.”