Situata në Spanjë si pasojë e përpjekjes së Katalonjës për pavarësi, mund të marrë një tjeyër kthesë pasi qeveria e Madridit pritet të miratojë një sërë masash që i lejojnë vendosjen e sundimit direkt mbi krahinën rebele.
Tre javë pas referendumit, kryeministri Mariano Rajoy pritet të mbledhë kabinetin e tij për të shqyrtuar ndërhyrjen, atë që mund të cenojë dhe autonominë e krahinës, por që ka dhe një referencë kushtetuese.
Për qeverinë spanjolle, votimi ishte i paligjshëm; ndërkohë që udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont vijon të këmbëngulë duke thënë se atij i është dhënë një mandat për të shpallur pavarësinë.
Së fundi ka reaguar dhe Mbreti Filipe, që po ashtu është shprehur kundër tentativave të Katalonjës për t’u shkëputur nga Spanja.