Pas akuzave të bëra nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar selia blu. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Partia Demokratike e cilëson burracak Berishën, që thotë se “kërkon të fshihet dhe të përdorë demokratët për hallin e tij të “non gratës” dhe partisë së re të krijuar me Ilir Metën”.
Duke i cilësuar gënjeshtra ordinere akuzat e Berishës, selia blu thotë se “Berisha ka bërë në këto zgjedhje aleanca me kundërshtarët më të mëdhenj të demokratëve, duke mos i përmedur Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Aqif Rakipin”.
Sipas Partisë Demokratike, “nëse voton Berishën dhe Metën, mban në pushtet Kryeministrin Rama”.