Partia Demokratike ka reaguar me ironi pasi Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në KQZ koalicionin për zgjedhjet e 6 marsit, ku në të është pjesë edhe Komisioni i Rithemelimit të PD dhe Partia Demokristiane.
PD thotë se Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të Ilir Metës.
“Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të Ilir Metës.
Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po distancohen nga farsa Berisha.
Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën”, thuhet në reagimin e PD.