Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë vendim që të protestojë pas vendimit të Apelit që ka dënuar me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji.
Protesta e PD do të mbahet më datë 6 Tetor.
Vendi i protestës, por dhe forma apo mënyra se si do të organizohet, nuk janë përcaktuar ende.
PD ka vendosur se kjo protestë do të jetë e para e një serie protestash në forma të ndryshme.
Ky vendim erdhi pas disa propozimeve të bëra në kryesinë e PD. I pari ishte Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm, i cili propozoi që protestat të shtrihen nga portet, te aeroporti e universitetet.