Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK përfaqësues të “Foltores” për falsifikimin e vulës së PD-së.
Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli.
PD i akuzon këta persona për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190, paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.
“Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë persona që kanë pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore”, thuhet në njoftimin e PD-së.
PD-ja e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.