Në Vorën, bastion të demokratëve, bashkia iu dorëzua socialistëve pa asnjë rezistencë.
Pas 16 vitesh drejtimi demokrat, Fiqiri Ismaili u largua vetë nga zyra pa mbërritur pasardhësi i tij.
Kryebashkiaku i ri i Vorës, Agim Kajmaku u betua në prefekturë nga ku u zotua se bindjet partiake do i lërë në shtëpi.
Pas betimit zyrtari lokal iu drejtua bashkisë Vorë ku e pritën me lule dhe jo me protesta.