Një dit pas festës së 27 vjetorit nga Partia Demokratike, ka ardhur dhe një reagim nga Alensandër Meksi. Ish-kryeministër ka thënë se PD është themeluar në datën 12 dhe jo në datën 11 siç u festua dhe nga anëtarët e selisë blu.
“Si sot 12 dhjetor 1990, studentë e intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosë dhe themeluan të parë Parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një Parti e të gjithëve që aspironin një Shqipëri të lirë, demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut, ekonomi e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës; Shkruan ndër të tjera Alenksandër Meksi.