Taulant Balla akuzoi drejtpërdrejtë Partinë Demokratike se i ka pasur në dorë këto përgjime që prej përfundimit të zgjedhjeve lokale ne Dibër në shtator 2016.
Deklaratat, Balla i bëri në “Real Story” në Vizion Plus ku pohoi se selia blu ka 2 vite e 7 muaj që i dispozicion këto materiale e nëse ato do të kishte fakte konkrete për shit-blerje votash, PD do ti kishte përdorur.
Por sipas Ballës, PD nuk pati asnjë ankesë për procesin elektoral në Dibër.
“Këto përgjime kanë qenë në dorë të PD që një ditë pas zgjedhjeve lokale në shtator 2016 në Dibër, ra gati 2 vite e 7 muaj përpara. Këto materiale nuk përbëjnë prove për shit-blerje votash. Nëse PD që i pati në dorë këto përgjime që një ditë pas zgjedhjesh, nuk bëri asnjë kontestim, atëherë çfarë mund të themi? Nëse do të kishte prova për manipulim të zgjedhjeve nga këto përgjime, sigurisht që procesi zgjedhor do të ishte anuluar. Ama edhe vetë PD që I ka pasur në dorë këto CD, janë marrë në copëza për të krijuar një telenovele gjermane pak a shumë të njëjtën me “Babalen”.
Më tej, sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla akuzoi drejtpërdrejtë PD se i ka vënë në dispozicion gazetës BILD këto CD. Madje Balla shkoi më tej teksa tha se në dërgimin e këtyre materialeve tek BILD, janë përfshirë familjarë të Lulzim Bashës.
“Deklaroj me përgjegjësi të plotë se këto materiale i janë vënë në dispozicion gazetës BILD nga Partia Demokratike. Në dërgimin e materialeve tek gazeta BILD janë përfshirë familjarë të Lulzim Bashës”, akuzoi Balla.