Partia Demokratike do të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare më 3 Mars. Protesta pritet të zhvillohet në të njëjtën ditë që Gjykata e Apelit do të shqyrtojë çështjen për të drejtën e vulës dhe logos së Partisë Demokratike.
Kujtojmë që më 11 Shkurt, selia blu organizoi një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Kryedemokrati Berisha është shprehur se krahas protestave kombëtare do të protestohet edhe gjatë seancave parlamentare.
Të hënën, demokratët protestuan para Kuvendit ndërkohë që pritet që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe të enjten (16 Shkurt) ditë kur zhvillohen zakonisht seancat parlamentare.