Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të shtunë ta kalojë në Vlorë. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto në mediat sociale teksa është duke porositur një krep.
“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash drekë😉”, shkruan Rama.
Por ndërkohë që Rama ndodhet në Vlorë, zhvillimet në Partinë Demokratike janë të vrullshme. Sot PD mban refendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe Kuvendin Kombëtar.