Politika “PD tentoi të kapë protestën”, gazetari kundër Top Channel: Kam dalë në...

“PD tentoi të kapë protestën”, gazetari kundër Top Channel: Kam dalë në shesh si student dhe si prind

Gazetari Skerdilaid Sulozeqi ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në emisionin “Top Story”, duke e akuzuar këtë të fundit se ka qenë pjesë e grupit të personave politikë, të cilët kanë tentuar ta kapin protestën e studentëve.

Në një reagim në faqen e tij të Facebook, gazetari Sulozeqi thekon se ai ka qenë kandidat për deputetin me Partinë Demokratike, por se ka dalë në shesh për të protestuar si student dhe si prind kundër ligjit të “Arsimit të Lartë”.

Reagimi i plotë i Sulozeqit:

Përgjigje për programin “Top Story”.

Ne kanalin “Top Channel” diten e merkure me date 19.12.2018, autori i emisionit “Top Story” perdori emrin tim ne menyre te shemtuar; “Si i infiltruar i PD-se, qe kam tentuar te kap protesten”, me qellimin e vetem per te dekredibilizuar protesten legjitime te studenteve.

Diten e dyte te protestes se studenteve kam marre pjese ne ate proteste si student, pasi aktualisht jam duke kryer fakultetin e dyte, si prind i dy femijeve qe nje dite do te jene student ne kete vend, si qytetar qe kerkon llogari per menyren sesi harxhohen taksat e tij, si nje njeri qe e perballon me ndershmeri jeten e tij dhe te familjes se tij, si ish-punonjes universiteti.

Kam qene dhe jam kunder ligjit 80/2015 per Arsimin e Larte, ky ligj eshte abuziv dhe ka kapur arsimin, e sidomos universitetin.

Sipas logjikes se autorit nese je anetar i nje partie, apo nje ish-kandidat per deputet, ne rastin tim i Partise Demokratike nuk te lejohet te dalesh ne protesta studentore edhe kur je student vete, edhe kur tarifat trefishohen dhe me studentet abuzohet ne te gjitha format.

Ndjej neveri per keto makinacione qe synojne te devijojne vemendjen e opinionit publik nga thelbi i protestes se studenteve drejt gjerave teresisht te parendesishme.

Si qytetar i angazhuar nuk mund te me ndaloj askush qe te protestoj per tarifat e studimit me te larta ne bote ne raport te ardhura/pagesa tarifash, per cilesine e mesimdhenies, per kushtet e keqija infrastrukturore, per shendetesine e “semure”, per cmimin me te larte ne bote te karburantit, per keq-kulturen e mosdegjimit, per balten e pluhurin qe thithim perdite.

Dua t’i rris femijet e mi ne kete vend, ndaj ky vend duhet te jete, e duhet te behet me i mire, por kjo gje vjen duke e kerkuar te miren, jo duke mbrojtur oligarket e vjedhesit e xhepave tane te perditshem.

Faleminderit,

Skerdilaid Sulozeqi!