Teksa pritej hapi i radhës në kuadër të “mosbindjes civile”, Partia Demokratike ka vendosur që ta zhvendosë protestën në Strasburg, para Parlamentit Europian.
Protesta e deputetëve të PD do të mbahet më 23 tetor.
PD do të kërkojë sensibilizim dhe mbështetje për kauzat e opozitës. Protesta do të mbahet gjatë zhvillimit të seancës plenare në Parlamentin Europian në Starsburg.
Pas Strasburgut, PD do të zhvillojë një tjetër protestë në Tiranë duke bllokuar qarkullimin.
Që pas vendimit të Gjykatës së Apelit për lënien në fuqi të atij të Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji për çështjen “Babale”, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile dhe bojkot të jetës parlamentare.