Partia Demokratike pritet të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme në Qarkun e Tiranës. Figura aktuale në drejtim të kësaj partie, por edhe shumë personalitete pritet ti japin një impuls krejt tjetër garës jo thjesht me kundërshtarin kryesor, homologët e Partisë Socialiste, por edhe brenda vetes. Nisur nga ndryshimet kushtetuese të kaluara në parlament më 30 korrik, pavarësisht se nuk kanë marrë ende dekretimin nga ana e presidentit, 1/3 e listës që do të paraqesin partitë do të jetë e pandryshueshme, pra një listë e mbyllur me kandidatë të sigurt për në kuvendin e ardhshëm. Ndërsa pjesë tjetër do të garojnë jo vetëm kundër maxhorancës aktuale por edhe me njëri-tjetrin, për të zënë një vend në kuvendin e 2021. Kështu, burime pranë PD-së bëjmë me dije se në listën e sigurt pritet të jenë: Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Flutura Açka, Halim Kosova, Aurel Plasari, Çlirim Gjata, Oriola Pampuri dhe Belind Këlliçi.
Në dyshim të madh mbetet pranimi i kandidimit nga ana e ish-kryeministrit Berisha. Nëse ky i fundit nuk do të pranojë më të jetë në listë, me gjasa pozicionin e tij, por jo domosdoshmërisht në listën e sigurt, do mund ta marrë dhëndëri i tij, Jamarbër Malltezi. Sakaq në listën e hapur shihen emra të spikatur si Fatbardh Kadilli, Gent Strazimiri, Ina Zhupa, Përparim Çaça, Robert Budina, Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu. Në pjesën e dytë të listës, kryesia e PD-së, rreket të zgjedhë emra të cilët njihen për popullaritetin që kanë në zonat e tyre nga ku mund të marrin vota jo thjesht për vete por më së shumti për partinë. Kështu spikat Përparim Çaça në zonën e Kavajës dhe në rrethinat përreth, Hysen Xhura në zonën e Dajtit, Tomorr Alizoti, si përfaqësues i pjesës së të përndjekurve politikë dhe Xhelal Mziu në zonën e Kamzës.
Lista e mundshme
1- Lulzim Basha
2- Jorida Tabaku
3- Sali Berisha (?)
4- Flutura Açka
5- Halim Kosova
6- Aurel Plasari
7- Çlirim Gjata
8- Oriola Pampuri
9- Belind Këlliçi
Albana Vokshi
Arens Ypi
Besart Kadia
Besnik Fuçia
Dorian Teliti
Eni Kasmi
Enkelejda Sallaku
Fatbardh Kadilli
Flamur Hoxha
Gazmend Koduzi
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Hysen Xhura
Ina Zhupa
Indrit Hoxha
Jamambër Malltezi
Juela Meçani
Ledio Braho
Lulzim Omuri
Nevila Xhindi
Olsi Karapici
Përparim Çaça
Robert Budina
Tomorr Alizoti
Xhelal Mziu
Shënim: Pozicionet nga 1-9 mendohet të jenë në listën e padryshueshme, ndërsa pjesa tjetër janë renditur sipas rendit alfabetik, pasi listimi, në listat e hapura, nuk ka kurrfarë rëndësie.