Komisioni i Rithemelimit zhvilloi sot zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Në Fier, kandidatët në garë ishin Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli. Nga 804 vota të anëtarëve pjesëmarrës në votime fitues u shpall Rrapi Gjika me 452 vota.
Kandidati tjetër mori 344 vota, ndërsa 8 vota u shpallën nga komisioni të pavlefshme.
Ndërkohë kandidatët e Selenicës ishin Leonard Rakipaj dhe Gazmir Beqaj. Fitues u shpall Rakipaj me 203 vota.
Në Fushë-Krujë Agron Loka ka fituar një mandat tjetër me 408 vota. Rivali i tij, Aqif Mesi ka marrë 24 vota, ndërsa 8 vota janë shpallur të pavlefshme.