Papa Françesku përfundoi turin e tij historik në Irak pasi vizitoi qytete të shkatërruara nga konfliktet. Papa udhëheqësit myslimanë dhe të krishterë dhe predikoi mesazhin e paqes, faljes dhe bashkëjetesës fetare.
Në përfundim të vizitës Presidenti Salih shoqëroi 84-vjeçarin drejt avionit.
Gjatë udhëtimit, vizita e parë papale në Irak, Ati i Shenjtë vizitoi katër qytete, duke përfshirë Mosul, ish-fortesa e Shtetit Islamik, ku zona të mëdha ende qëndrojnë të rrënuara, duke u thënë irakianëve mesazhin se “paqja është më e fuqishme se lufta”.
Kreu i Vatikanit u shpreh se Iraku do të “qëndrojë gjithmonë në zemrën e tij”.
Papa, bëri gjithashtu një takim historik me Ajatollahun e Madh të Irakut Ali al-Sistani, klerik i lartë mysliman i shtetit irakian.
Irakianët e mirëpritën Papën dhe thanë se ishte një shans për botën për të parë kombin e tyre në një dritë të re të goditur përherë nga kriza. Pavarësisht pandemisë ata ishin aty për të parë më pranë Kreun e Vatikanit.