Gjykata e Posaçme ka lënë të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin shkodran Pëllumb Gjoka.
Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani, për zbutjen e masës.
Gjoka u arrestua nga policia gjatë operacionit “Metamorfoza”, si i dyshuar për disa vepra të rënda penale.
Si pjesë e grupit të tij, u vu në pranga edhe ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, por edhe Edmond Preka, Ardit Hasanpapaj, ndërsa iu komunikua masa në burg anëtarit të bandës së Bajrave, Astmer Bilali.
Nga hetimet e kryera pas zbardhjes së bisedave nga aplikacionet “Sky” dhe “Encro”, policia zbuloi katër ngjarje kriminale të ndodhura në vend, siç ishte tentativa e vrasjes së Gjin Borici Ndoj, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.