Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi ka deklaruar se demokratët mund të kishin dalë më mirë në zgjedhjet Presidenciale të së martës nëse Joe Biden do të dilte më shpejt nga gara.
Pelosi, një nga politikanet më të fuqishme në Uashington, tha për New York Times se po të dilte presidenti më shpejt nga gara, mund të kishte pasur kandidatë të tjerë.
“Nëse presidenti do të tërhiqej, do të kishte një zgjedhje të hapur paraprake”, tha Pelosi.
Një primar i hapur do të kishte përfshirë një numër kandidatësh demokratë që konkurronin për t’u zgjedhur nga anëtarët e partisë për të pasuar Biden si kandidatin e tyre për Shtëpinë e Bardhë.
Pelosi argumentoi se Harris do të kishte bërë më mirë në një proces të tillë primar dhe do ta kishte bërë atë më të fortë duke shkuar përpara.
“Por ne nuk e dimë këtë. Kjo nuk ndodhi. Ne jetojmë me atë që ndodhi. Dhe për shkak se presidenti miratoi Kamala Harris menjëherë, kjo e bëri me të vërtetë pothuajse të pamundur që të kishte një zgjedhje paraprake në atë kohë. Nëse do të kishte qenë shumë më herët, do të kishte qenë ndryshe”, u shpreh Pelosi.
Edhe më herët, u raportua gjerësisht se Pelosi ka udhëhequr demokratët për të rrëzuar Biden, i cili u largua nga gara në fund të Korrikut pas javësh presioni dhe një debati të dobët kundër Trump.
Ndërsa Biden përfundoi fushatën e tij, ai shpejt miratoi zëvendëspresidenten Kamala Harris për të marrë vendin e tij. Ajo pësoi një humbje të rëndë ndaj Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump.