Fotoja e presidentit amerikan, Donald Trump dhe e homologut të tij francez, Emmanuel Macron duke mbjellë një lis në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë simbolizoi miqësinë mes dy liderëve, por bima nuk gjeti kushte të mira për t’u përshtatur dhe u tha.
Presidenti francez i dhuroi një fidan të vogël lisi homologut amerikan me rastin e vizitës shtetërore në Uashington në prill të 2018.
Krerët e shteteve, me lopata në duar, kryen ritualin e mbjelljes me hedhjen e një grushti dhe mbi rrënjët e pemës, shoqëruar nga vështrimi i bashkëshorteve të tyre dhe veçanërisht kamerave nga e gjithë bota.
Filizi i vogël ishte marrë nga një pyll në veri të Francës, vendi ku vdiqën mbi 2 000 forca të Marinës amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.