Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se ka qenë ai që ka penguar procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian në vitin 2019, teksa shton se këtë e ka bërë për arsye se po ndodhte një proces indiferent dhe hipokrit.
Gjatë fjalës së tij, Macron shprehet se donte t’i jepte fund një mekanizmi të ftohtë e hipokrit, teksa shton se procesi më pas u politizua dhe u bë një reformë e thellë.
Edhe pse tha se Shqipëria ka bërë hapa para, Presidenti Macron nuk ka një datë për anëtarësimin e vendit në BE, pasi thotë se gjatë rrugës mund të ndodhë ndonjë krizë që do të pengojë anëtarësimin në BE.
Pyetje: Franca nën drejtimin tuaj ka qenë një prej vendeve që penguar zgjerimin, tashmë që ju e shihni më afër rajonin, qasjen tuaj të re, kur do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së?
Emmanuel Macron: Unë isha ai që pengoi procesin sepse po vinim rrotull dhe ecja rrotull nuk na çon askund. Po ndodhte një proces, mbledhja u bë në një indiferencë të sigurtë dhe krejtësisht hipokrite, si një revistë burokratike, kalim në një revistë burokratike e procesit të zgjerimit dhe thuhej se do të zgjasë dhe shumë, jeni në X kapitull dhe se horizonti është shumë larg. Pra, nuk thoshin asgjë. Në atë moment, unë thashë se ky proces nuk funksionon dhe se duhet të jetë më politikë, gjë që reformoi procesin. Nuk mund të jetë një proces burokratik ku hapim kapituj. U ripolitizua procesi dhe u bë një reformë e thellë.
Para dy vitesh, propozova krijimin e Komunitetit Politik Evropian për të thënë se duhet të mblidhemi mes të ngjashmish, të ketë një mekanizëm respekti, doja t’i jepja fund një praktike që ishte e ftohtë, mekanike dhe jo efikase sepse po e shihja që po shkaktonte mëri tek vendet tuaja fqinje. Për shembull, e kam fjalën për Serbinë për të cilën kam shumë respekt që ka hyrë prej vitesh në këtë proces dhe po ecën shumë ngadalë dhe ju po shihni që anëtarësimi në vendet evropiane, po bën mbrapa.
Së pari, të politizohet. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë reforma. Kjo Evropa nuk funksionon gjithmonë në mënyrë optimale. Keni përmirësuar gjërat, kemi akoma shumë për këtë epokë të re ribashkimi. Vendet mund të ecin më shpejt, duhet të investojmë më shumë. Duhet t’i ankorojmë pas Evropës tonë duke investuar më shumë.
Ju keni një kryeministër që është i angazhuar për axhendën evropiane, pastaj pasohet tek meritat. Ditën kur një vend të ecë më shpejt, a mund të ngadalësohet? Data e prerë është kundër kësaj frymë. Ndoshta mund të kemi një krizë. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e rrugës vetëm sepse e bëni për veten tuaj. Ka 2 gjëra që janë shumë të rëndëisshme për t’u rrokur: Në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më shumë gjyshër dhe nipër, ka vetëm të barabartë dhe ky është gjenialiteti i kësaj Evrope. Evropa është një transferim që e kemi zgjedhur vetë sovranitetesh, vendosim në mënyrë sovrane. Ne heqim dorë nga disa kompetenca me dëshirën tonë. Kurrë mos e thoni që Evropa është si Moska”.